Këtë të shtunë ish-Kryeministri Berisha ka zgjedhur të zhvillojë një bisedë me ndjekësit e tij në Facebook. Ai tha se kur të vijë në qeveri do të bëjë që popullsia shqiptare të rritet.
“2007-2014 numri i popullsisë në Shqipëri erdhi duke u rritur dhe jo duke rënë. Ndërsa në 7 vite të kësaj qeverisje janë larguar 744 mijë shqiptarë. Ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet nga viti në viti, ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e rinisë”, tha Berisha.