“Qytetarët u vranë nga armët e pushtetit”/ Ministri i Drejtësisë: 21 janari krim shtetëror!

Shqipëria

“Qytetarët u vranë nga armët e pushtetit”/ Ministri i Drejtësisë: 21 janari krim shtetëror!

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:23
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i bindur në një konferencë për mediat se ngjarja e 21 janarit 2011 ishte një krim shtetëror.

Sipas tij, 4 qytetarët që u ekzekutuan në protestë, u vranë me “armët e pushtetit”, teksa i bën thirrje drejtësisë për të zbardhur të vërtetën.

Manja tha se SPAK duhet të zbulojë se kush ishte ai që dha urdhërin për ekzekutimin e qytetarëve si dhe kush ishin ekzekutorët.

Manja: Ne nuk kemi patur dhe s’kemi pritur që drejtësia e djeshme të zbardhë të vërtetën e 21 janarit. Ajo që ne bëmë është reforma në drejtësi. Ne presim që kjo drejtësi të vendosë drejtësi për 21 janarin. Drejtësinë nuk e vendos qeveria, por sistemi i drejtësisë. Sot drejtësia e re qëë kemi, SPAK-u do duhet t’i japin përtgjigje. Janë në sprovën e së vërtetës që të tregojnë se janë të pavarur nga pushteti i radhës. Nuk ka të bëjë hetimi i deritanishëm i 21 janarit sikur është hetuar. Kemi dëgjuar që 21 janari është hetuar.

21 janari është krim shtetëror dhe nuk është hetuar si krim shtetëror. Edhe pse qytetarët u vranë me pushkët e pushtetit. Sot ka një provë të re. Tashmë është ora e drejtësisë së re të provojë me prova, në mënyrë objektive se kush e urdhëroi 21 janartin dhe kush ishin ekzekutorët. Protestat në këtë vend, që kur rrëzuam sistemin komunist, nuk mund t’i vrasë më njeri në këtë vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat