Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar demokratët e qytetit të Kurbinit për 32-vjetorin e themelimit të degës së PD-së.
Në një postim në Facebook, Meta shprehet i bindur se kandidatura e Behar Haxhiut si kryebashkiak i Kurbinit, është e duhura për të siguruar fitoren.
Postimi i Ilir Metës:
Urimet më të përzemërta për demokratët e Kurbinit në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike.
I bindur se me kandidaturën e z.Behar Haxhiu si Kryebashkiak i Kurbinit në 14 Maj, Ndryshimi është i sigurt dhe triumfues.