“Gjoba” pas një aksidenti! 73-vjeçari humbi djalin dhe mbesën, i kërkojnë edhe 500 mln lekë

Shqipëria

“Gjoba” pas një aksidenti! 73-vjeçari humbi djalin dhe mbesën, i kërkojnë edhe 500 mln lekë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:24
Hyqmet Gurra

Hyqmet Gurra nga fshati Dragostunjë i Librazhdit, prej 15 vitesh endet dyerve të gjykatës, pas një aksidenti që i mori jetën djalit të tij dhe mbesës.  

Procese që vijojnë pa fund me akte ekspertize dhe përgjegjësi mbi aksidentin i ngarkojnë të moshuarit fatura marramendëse sigurimesh.

“500 milionë duhet të paguaj fatura të sigurimeve sepse 100 milionë kanë shënuar shpenzime varrimi”– tha Hyqmet Gurra

73-vjeçari ka provuar të gjitha gjykatat e këtij vendi e ndërsa ende shpreson për drejtësi, në dorë mban shpresën e fundit.

Pas fatkeqësisë së madhe të humbjes së familjarëve të tij në një aksident tragjik, Hyqmeti vazhdon përballet me një tjetër fatkeqësi të madhe, atë të mungesës së drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat