Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë.
Burime për Abc News konfirmojnë se pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.
Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet.
Ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.