Java nis me shi, në zonat malore reshje dëbore

Shqipëria

Java nis me shi, në zonat malore reshje dëbore

Më: 23 janar 2023 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme këtë të hënë.

Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat