Rrëshqitjet e dherave dhe balta bllokuan në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne Kodrën e Currilave në Durrës.
Si pasojë u bllokua për disa orë njëri krah i rrugës që lidh këtë zonë me qytetin bregdetar.
Për hapjen e saj u desh ndërhyrja e mjeteve të bashkisë që bënë të mundur pastrimin e asfaltit si dhe rikthimin në normalitet të qarkullimit të mjeteve.
Kjo është e disata herë që në këtë zonë shkaktohen rrëshqitje dherash. Në mungesë të një investimi afatgjatë erozioni në këtë pjesë të kodrës është i përvitshëm kryesisht gjatë stinës së dimrit.