“I del në mbrojtje Vuçiçit”- Agim Nesho: Deklaratat e vazhdueshme të Ramës mund të shtojnë zemërimin e vendeve të BE

Shqipëria

“I del në mbrojtje Vuçiçit”- Agim Nesho: Deklaratat e vazhdueshme të Ramës mund të shtojnë zemërimin e vendeve të BE

Më: 23 janar 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Zv/kryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho ka folur për diskursin politik të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

Ai u shpreh për Panorama TV se deklaratat e vazhdueshme të Ramës që kanë në qendër kritikat për vendet e BE mund të shtojnë zemërimin e tyre. Këtu ai përmendi qëndrimin e Holandës për shkak të insistimit të kryeministrit për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.

“Në këtë kohë arroganca e një njeri të veçantë që vetëm kritikon në 27 vende të BE, duke vlerësuar kritikat e tij si të vazhdueshme dhe jo plotësisht të argumentuara mund të ngrejnë zemërimin e vendeve të anëtare të BE. Vetëm ditët e fundit kemi parë nga insistimi i tij për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta kemi kërcënimin e Holandës. Kemi diçka tepër të rëndësishme kur populli ynë ka emigruar jashtë. Unë mendoj se e vetmja retorikë e tillë është një retorikë për të krijuar një moment jo pozitiv mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, deklaroi ai.

Nesho theksoi se Rama i del në mbrojtje Vuçiçit duke justifikuar pozicionin e tij për lutfën në Ukrainë. ”Rama të njëjtën vlerë që ka është se ka ngritur një regjim që nuk përfaqëson interesat e popullit. Ai kërkon të bëjë lajmin përmes prezencave në shtypin ndërkombëtar. Bëri rolin e protagonist. Shtypi u mor me këtë gjë dhe rezultatet ishin mjaft negative. Ajo që ka rëndësi për një lider është ajo që prodhon për të mirën dhe mirëqeninen e popullit të tij.

Ai dihet që është njeri që e dashuron veten. Ai jeton për këtë gjë. Shikoni si merr rolin e protagonizmit edhe në një kohë kur situata gjeopolitike është e fokusuar në luftën në Ukrainë. Ai i del në mbrojtje Vuçiçit duke e justifikuar. Ky është realiteti që ne ndjejmë. Zoti Rama ka një përkrahje. Nga grupe të interesit dhe grupe të tjera klienteliste. Këto janë vazhdimësia dhe përkrahja që vjen nga Soros me të cilin ndajnë të njëjtën pikëpamje dhe strategji duke përkrahur Serbinë dhe duke i dhënë asaj prioritet në politikat ballkanike. Dhe duke dëmtuar interesat e Kosovës. Kjo është e papranueshme për kombin shqiptar”, u shpreh Nesho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat