Në kërkim për vrasjen e babë e bir, sekuestrohen me urdhër të SPAK disa asete të Florenc Çapjas!

Shqipëria

Në kërkim për vrasjen e babë e bir, sekuestrohen me urdhër të SPAK disa asete të Florenc Çapjas!

Më: 23 janar 2023 Në ora: 16:19
Florenc Çapja

Janë sekuestruar me urdhër të SPAK disa asete të cilat janë në pronësi të të shumëkërkuarit Florenc Çapja, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012 në Elbasan.

Burime për Panorama TV bëjnë me dije se SPAK ka sekuestruar një hotel, një vilë dhe një pikë lavazhi në kryeqytet. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me këto sekuestrime.

Florenc Çapja është në kërkim nga autoritetet, ku dyshohet se ai është i fshehur në Dubai. Pak muaj më parë, autoritetet vendase kishin informacione se Çapja ishte rikthyer në Shqipëri dhe ushtruan kontrolle në një servis në pronësi të babait të të shumëkërkuarit.

Pas operacionit të “dështuar”, u shpall në kërkim i ati i Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat