Programi i kodimit, Muzhaqi: Do të mbështesim me 50% të rinjtë që regjistrohen, i japim mundësi edhe bizneseve

Shqipëria

Programi i kodimit, Muzhaqi: Do të mbështesim me 50% të rinjtë që regjistrohen, i japim mundësi edhe bizneseve

Më: 23 janar 2023 Në ora: 17:02
Bora Muzhaqi

Ditën e sotme Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi si dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, janë bashkuar në eventin për shpalljen e thirrjes së parë për të gjithë të rinjtë që duan të marrin pjesë në Programin e Kodimit.

Ky program çelet nga qeveria shqiptare si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë.

Gjatë fjalës së ministres së shtetit për rininë dhe fëmijët, Bora Mzhaqi është shprehur se me anë të këtij programi nuk do të mbështesin vetëm studentët por dhe bizneset pasi sipas saj çdo biznes kërkon një programues.

“Do të mbështesim 50% të këtyre programeve në një vlerë 150 mijë lekë. Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë më shumë.

Ne do të mbështesim biznesin si dhe ata që nuk kanë mundëi që të vazhdojnë këto kurse. Uroj që qeveria të mbështesë 1000 kursantët e parë.

Ne do të mbështesim të rinjtë, pasi kjo sjell dhe zhvillim në të ardhmen. Programi i kodimit tashmë dhe kur flasim është i hapur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat