Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi

Shqipëria

Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:04
Gentian Nushi

Është liruar nga burgu ish-nënkryetari i bashkisë Lushnje, Gentian Nushi. Ai ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Kujtojmë se Gentian Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se në tenderin “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, ishin të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publikë të Bashkisë Lushnje.

Gjithashtu, Nushi dhe Sefa kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat