Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Rrugën e Arbrit.
Sipas informacioneve paraprake, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve.
Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.