COVID 19 në vend, 12 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria

COVID 19 në vend, 12 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Më: 24 janar 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat në lidhje me COVID-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë raportuar 12 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Në spitale janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 471 testime, 12 qytetar të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

24 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë.

Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 24 Janar 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 471

Testime totale 2,028,409
Raste pozitive 333,185
Raste të shëruara 329,432
Raste Aktive 157
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 121
Fier 17
Vlorë 8
Berat. 3
Gjirokastër. 2
Lezhë. 2
Korçë. 2
Shkodër 1
Durrës. 1

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat