Sali Berisha firmos me Vangjel Dulen: Së bashku do të përmbysim monizmin!

Shqipëria

Sali Berisha firmos me Vangjel Dulen: Së bashku do të përmbysim monizmin!

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:32
Sali Berisha firmosi sot marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules

Sali Berisha firmosi sot marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet e vendore të 14 majit. 

Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Kujtojmë se PD e Berishës zhvilloi procesin e primareve në të gjithë vendin, më përjashtim të 4 bashkive, Himarë, Finiq, Dropull, e Pustec.

Ndërkohë, gjatë takimit të sotëm Sali Berisha tha se prioritet absolut është përmbysja e monizmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat