Diplomati Islam Lauka, thotë se Edi Rama është mburrur shpesh se ai nuk shprehet në gjuhë të huaj për kundërshtarët e vet politikë, ndërsa tani ai politikanët që padisin kundërshtarët e vet te të huajt i ka quajtur “pa din e iman”.
Sipas Laukës, Rama që e konsideron veten si një pro amerikan 24 karatesh, i ka quajtur “pa din e iman” edhe ata që përpiqen t’ia bëjnë me hile aleatit strategjik SHBA-së.
Diplomati shton se rasti i McGonigal e nxjerr cullak mbretin Edvin për dy çështje.
“Mbreti cullak. Edi Rama është mburrur shpesh se ai nuk shprehet në gjuhë të huaj për kundërshtarët e vet politikë, në kuptimin që, jashtë Shqipërisë, nuk flet keq për ta. Politikanët që padisin kundërshtarët e vet tek të huajtë, Rama i ka quajtur njerëz "pa din e iman".
Duke e konsideruar veten si nje pro amerikan 24 karatesh, ai i ka quajtur "pa din e iman" edhe ata që përpiqen t'ia bëjnë me hile aleatit tonë strategjik-SHBA.
Por ja që rasti i McGonigal-it e nxjerr cullak mbretin tonë, Edvin, në të dy çështjet, për të cilat është përbetuar: Ai, jo vetëm ka folur në gjuhë të huaj kundër opozitës shqiptare, por edhe i ka kërkuar këtij zyrtari të lartë të FBI-së të lobojë kundër saj. Jo vetëm kaq, por Edi Rama e ka korruptuar zyrtarin e lartë të aleatit tonë strategjik, për ta shfrytëzuar për interesat e veta politike. A nuk i thonë hile kesaj? Dhe ndaj kujt? Ndaj mikut të ngushtë të shqiptarëve. Ramës i ranë maskat. Mbreti mbeti cullak. Dhe natyrisht, pa din as iman!”, ka shkruar diplomati.