Agron Gjekmarkaj thumbon Enkelejd Alibeajn për shkarkimin e Lindita Nikollës: Qokë brenda PS! Të kishim votat, shkarkonim Edi Ramën

Shqipëria

Agron Gjekmarkaj thumbon Enkelejd Alibeajn për shkarkimin e Lindita Nikollës: Qokë brenda PS! Të kishim votat, shkarkonim Edi Ramën

Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:21
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar me kerkesen e nje grupit deputetesh të PD, perfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj, për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla pas seances plenare kaotike të 26 janarit. 

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se kjo nismë për shkarkimin e Zonjës Nikolla “është e pakonsultuar me grupin e PD”.

“{Nese ne do kishim votat per të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajer shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çeshtjen e pushtetit. Kesisoj i kursejme  vendit edhe revolucionin”, thekson Gjekmarkaj.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vemendjen  në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brënda në PS. Nese ne do kishim votat per të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajer shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çeshtjen e pushtetit. Kesisoj i kursejme  vendit edhe revolucionin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat