Të tjera detaje mësohen nga vrasja e dyfishtë në Gramsh, ku një 75-vjeçar vrau me armë gjahu bashkëshorten dhe vëllain e tij.
Burime për Panorama TV, bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes, autori Xhevit Sinani telefonoi fëmijët e tij duke i treguar se ka vrarë nënën e tyre.
Mësohet se 75-vjeçari ka goditur vëllain e tij, Shaqir Sinanin me sëpatë. Disa minuta pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.