Ditën e sotme disa qytete në vendin tonë janë zgjuar të mbuluar nga mjegulla.
Panorama mëson se i gjithë aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë është mbuluar nga mjegulla e dendur.
E njëjta situatë paraqitet edhe brenda qyteteve.
Kjo ka bërë që drejtuesit e automjeteve të ngadalësojnë shpejtësinë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm gjatë udhëtimit.