Është shoqëruar me tensione protesta e mbajtur ditën e sotme nga banorët e Bërxullës kundër projektit Thumanë-Kashar.
Policia ka tentuar t’i shpërndajë protestuesit, ndërsa ata nuk janë tërhequr.
Të vendosur për të mos u tërhequr, banorët janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Një prej banorëve i tha gazetarit të Panorama TV Kelment Baçi se nuk janë kundër projektit por kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre.