Ishte parashikuar vetëm Vora/ Qeveria shton miliona euro për KQZ që të zgjerojë votimin elektronik

Shqipëria

Ishte parashikuar vetëm Vora/ Qeveria shton miliona euro për KQZ që të zgjerojë votimin elektronik

Më: 30 janar 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Teksa pak muaj nga zgjedhjet lokale, pritej votimi elektronik të aplikohej vetëm në Vorë.

Por duket se nuk do të jetë kështu pasi mësohet se Qeveria ka shtuar 17 milion euro për KQZ që të shtojë bashki të tjera ku do të aplikohet votimi elektronik.

Ky fond shtesë do të përdoret për votim/numërim elektronik një bashki të madherdhe një të vogël plus Vorës.Bashkitë se ku do të aplikohet do vendosen nga KQZ në konsensus me partitë politike.

Njoftimi:

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023,MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË DATËS 14 MAJ 2023

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, tëligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:

a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet:a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.r.t

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat