Prej ditësh policia ka nisur aksionin e çmonitmit të kamerave të vrojtimit të instaluara pa lejen përkatëse të autoriteteve shtetërore.
Çështja e vrojtimit përmes kamerave lidhet ngushtë me debatin se ku ndahet interesi për sigurinë, me ndërhyrjen në privatësinë e individit.
Për të folur më shumë rreth kësaj teme, në Vizion Plus ishte komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi.
Në një intervistë të shkurtër me moderatorin, Aleksandër Furxhi, Dervishi përgëzoi punën e policisë për heqjen e kamerave të vendosura në ambjentet publike.
Eksperti u shpreh më tej se nuk është e jashtëligjshme vendosja e kamerave nga subjekte private apo publike por sipas ligjit, ato subjekte duhet ti poërdorin këto kamera vetëm për funskionin për të cilin janë vendosur dhe jo vëzhgimin e ambjenteve të tjera.
Aleksandër Furxhi: Përse u kujtua shteti në këtë moment për heqjen e kamerave? Kemi kohë qe bashkëjetojmë me to e askush nuk ishte shqetësuar më parë.
Besnik Dervishi: Natyrisht gjithkush ka të drejtën për komente, edhe ekspertët për të cilët mendoj se nuk janë ekspertë sepse në Shqipëri kjo është një teknologji ende e panjohur mirë.
Policia e Shtetit është për tu lavdëruar për këtë aksion mjaft të rëndësishëm që po kryen dhe ndoshta e vetmja gjë që nuk fundsionon është fjala ‘aksion’ sepse kjo është një punë e vazhdueshme që duhet të kryehet. Nuk është se ndalohet vendosja e kamerave të vrojtimit por ka një legjislacion që cakton detyra të rëndësishme për Policinë e Shtetit por edhe për shumë subjekte të tjera sidoqofshin ato private apo publike. Gjithashtu kemi edhe legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale për të cilin janë përgjegjës për të zyra e komisionerit, por edhe të gjithë qytetarët, në rradhë të parë për të mbrojtur identitetin e vetë por edhe vrojtuesit për të parë cilat janë subjektet.
Aleksandër Furxhi: Pra kemi mosrespektim të ligjit?
Besnik Dervishi: Policia e Shtetit është në punën e saj për garantimin e sigurisë publike. Duhet të kemi të qartë që sipas legjislacionit, vendosjen e kamerave e ka të drjetën vetëm Policia e Shtetit apo edhe organet e vetëqeverisjes vendore si për shembull bashkitë në fusnkionet që ato ushtrojnë sipas ligjit.
Aleksandër Furxhi: Ku ndahet kufiri për tu siguruar nga keqbërësit, me të drejtën e publikut për të mos u cënuar jeta private?
Besnik Dervishi: Këtë e cakton shumë qartë Kushtetuta, në nenin 35 përcaktohet shumë qartë. Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale konsiderohet vetëm atëherë kur jepet pëlqimi i qytetarit ose në rastet e parashikuara në ligj pra ligjvënësi e ka ngirtur në nivelin më të lartë aktin normativ të ligjit. Dhe në rastin konkret për vëzhgimin në mjediset publike është ligji për policinë e shtetit për masat shtesë të sigurisë që janë gjithmonë në fusnkion të Policisë së Shtetit. Puna e policisë është e ligjshme. Nga ana tjetër për sa i përket të gjithë subjekteve të tjera publike ose privat, legjislacioni parashikon që mund të vëzhgojë vetëm mjediset e tij. Pra ju mund të vëzhgoni vetëm mjediset tuaja dhe funskionin për të cilin ato kamera janë vendosur. Nuk mund të vëzhgoni mjediset publike apo mjediset përballë.