Qyteti i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga manteli i bardhë.
Reshjet kanë nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa temperatura mesatare shkon deri në minus 3 gradë.
Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore.
Në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Plloçës po kriposet pasi dhe ky aks është përfshirë nga reshjet e dëborës.
Deri tani, paraprakisht mësohet se rrugët janë të kalueshme dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.