Kamionçina merr para makinën në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Shqipëria

Kamionçina merr para makinën në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në Balldre pranë vendit të quajtur si Ura e Muratit. 

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë duke lënë të lënduar një vajzë dhe një djalë, që ndodheshin në mjet.

Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat