Qëlloi e armë në drejtim të një automjeti në lëvizje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Qëlloi e armë në drejtim të një automjeti në lëvizje, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan, pasi në qershor të vitit të kaluar qëlloi me armë në drejtim të një automjeti duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij ditën e sotme, ndërsa mbi të riun rëndojnë veprat penale”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit E. M.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat