Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur sot për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majti në tre bashki.
Vorës, në të cilën është votuar elektronikisht edhe në zgjedhjet e 6 marsit 2022, do t’i bashkohen Bashkia Elbasan dhe Bashkia Kamëz.
Vetëm pak ditë më parë, qeveria i miratoi KQZ-së një fond shtesë.
Rreth 7 milionë euro për zbatimin e teknologjisë në procesin elektoral.