Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas daljes së pamjeve ku deputeti socialist Baftjar Zeqaj voton me të dy duart në Kuvend, edhe për kolegun e tij.
Përmes një reagimi në Facebook, Salianji është shprehur se kjo është vjedhje me të dyja duart, duke shtuar se qeveritarët i janë turrur Shqipërisë për të vjedhur gjithçka që ju del para.
Ai shtoi se votimi i sotëm në Parlament është i pavlefshëm.
Reagimi i Salianjit:
Vjedhje me të dy duart!
I janë turrur Shqipërisë duke marrë gjithçka që ju del para! Votimi për një deputet tjetër, vjedhja dhe falsifikimi në mes të parlamentit tregon më e pakta mentalitetin e ngulitur të vjedhjes së votës dhe të gllabërimit pa pasur asnjë frikë nga ligji dhe as nga publiku!
Votimi i sotëm në parlament është i pavlefshëm !