“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu”, Berisha e ftoi në debat, reagon Rama: Takohemi më 14 maj

Shqipëria

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu”, Berisha e ftoi në debat, reagon Rama: Takohemi më 14 maj

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 09:53
Sali Berisha- Edi Rama

Sali Berisha e ftoi për debat të hapur kryeministrin Edi Rama pas shpjegimit të tij për mos paraqitjen në Kuvend.

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

Pas kësaj deklarate ka qenë kryeministri Edi Rama që i është përgjigjur shkurt ftesës së kryetarit të PD, Sali Berisha në emisionin “Opinion”.

Rama reagoi me një mesazh dërguar panelistit Lorenc Vangjeli.

Vangjeli tha se Rama i kishte shkruar një mesazh se Berishën e pret në një takim më 14 maj.

“Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”,-tha Vangjeli.

Kryeministri Rama i pyetur në Top Channel për mungesën e tij në kuvend, tha:

“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat