Një aksident me pasjë vdekje ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Jubë të Durrësit.
Një 65-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 09:00, pasi teksa lëvizte me nje motot pa targa ka humbur kontrollin, e për paosjë ka dalë nga rruga.
Burime bëjnë me dije se 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.