Kreu i PD-së Sali Berisha pohoi sot takime të prokurorëve të SPAK-ut me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.
I pyetur nga një qytetar për të dhënë emra gjyqtarësh, Berisha tha se çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar.
“Kam folur për prokurorë të SKAP-it, por e sigurt që s’janë vetëm ata.
Çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar, i cili do jetë autoriteti zyrtar që do informojë opinionin publik shqiptar dhe atë të SHBA-ve për veprimtarinë e McGonigal, bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë shqiptare me në krye Edi Ramën”, deklaroi Berisha.