Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur sot në qytetin e Pukës ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e zonës.
Në një postim në Facebook, Meta shpreh mbështetjen e Partisë së Lirisë për të rinjtë pukjanë që e duan vendlindjen e tyre dhe që duan ta zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme.
Postimi i Ilir Metës:
Një takim i mrekullueshëm sot në Pukë me të rinj dhe të reja. Partia e Lirisë është një mbështetje e fuqishme për të rinjtë pukjanë, që e duan vendlindjen dhe duan ta zhvillojnë atë në mënyrë të qëndrueshme.
Falenderoj Donin, Demirin dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tyre për këtë ditë të mrekullueshme, që kaluam sot në Pukë e sidomos për idetë e tyre novatore.