Policia e Tiranës ka njoftuar se në një pallat në Tiranë kanë rënë zjarr në kabllot e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”.
Mësohet se pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri i shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit, është shuar plotësisht.
Njoftimi:
Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.