Familja e denoncoi të zhdukur, gjendet 67-vjeçari: Kalova natën në temperatura deri në -5 gradë

Shqipëria

Familja e denoncoi të zhdukur, gjendet 67-vjeçari: Kalova natën në temperatura deri në -5 gradë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 19:09
Seit Murto

Seit Murto, i moshuari i cili rezultonte i humbur që prej pasdites së djeshme është gjetur.

Policia ka njoftuar se ai është në gjendje të mire shendetesore.

"67-vjeçari ishte rrëzuar në një përrua në periferi të qytetit të Delvinës dhe ka mbetur i izoluar, duke kaluar natën në temperatura deri në -5 gradë".

Pas kërkimeve të të afërmve dhe banorëve të tjerë të Delvinës, mesditën e sotme ai është gjetur në përrua, aty ku kishte rënë dhe ishte goditur, por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat