Dashamir Shehi ka deklaruar në studion e Quo Vadis se Shqipëria po shkon drejt autokracisë.
Ai e krahasoi situatën politike në vend me Turqinë apo Rusinë ku një person i vetëm ka në dorë të gjithë pushtetin.
“Shqipëria është një vend post-komunist. Kështu siç është bërë në Shqipëri, ky i kontrollon të gjitha institucionet që që presupozohen se janë të pavarura.
Si nuk dëgjova një deputet të ngrejë dorën e të dyshojë! Duke i kontrolluar të gjtha institucionet relativizohet, nuk bëhen më zgjedhje. Shtoji kësaj edhe ata patronazhistët. A bëhen zgjedhje sot në Rusi? Jo! Po Turqi? Jo!”– tha Shehi.