Ish zyrtaja e Kryeministrisë Alda Klosi do të njihet sot me masën e sigurisë. Seanca në ngarkim të saj do të mbahet rreth orës 10:30 në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, aty ku Klosi është shtruar prej dy ditësh pas problemeve që shfaqi me tensionin.
Para pak minutash ka mbërritur në spital edhe avokati i saj mbrojtës.
Klosi akuzohet për veprat për pastrim parash, deklarim të rremë para policisë dhe fshehje pasurie ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të. Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares.
Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera.