Grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi pas tërmetit katastrofik të 6 Shkurtit.
Një pjesëtar i ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit Grei Malo, ka rrëfyer operacionin e shpëtimit të një fëmije 4-vjeç në Malatya. Ai rrëfeu për Euronews Albania Malo se ekipi shqiptar u orientua nga Agjencia e Emergjencave në Turqi drejt një banesë 4 katëshe ku dyshohej se kishte persona ende në jetë. Nga aty arritën të nxirrnin të gjallë një fëmijë 4-vjeçar dhe 3 trupa të pajetë.
“Me të mbërritur ekipi shqiptar na aktivizoi AFAD-i, Agjencia e Emergjencave të Turqisë, na lokalizuan në një godinë 4 katëshe, ku nxorëm 3 kufoma dhe 1 fëmijë 4-vjeçe të gjallë.
Kjo fal stërvitjeve dhe trajnimeve që kanë bërë Forcat e Armatosura dhe në veçanti ekipi i Emergjencave Civile mbi kërkim shpëtimin.
Fëmija ishte në gjendje shoku dhe ishte e dehidruar. Nuk reagonte në fillim, në kuptimin e koshiencës, kuptohet pas gjithë asaj drame, por pati një far reagimi kur iu afrua familjarëve të tij, prindërve të tij.
E shoqëruam me ambulancë në spitalin rajonal përkatës nga shërbimi i urgjencës lokale”, tha Malo.