Një aksident me vdekje ka ndodhur sot pasdite në Tiranë. Një 31-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka përplasur një 69-vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Tre Dëshmorët” në kryeqytet. Shtetasi me Laurent Lavdaraku përplasi 69-vjeçarin Albert Zade i cili më pas ndërroi jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.