Kur na ndajnë edhe dy ditë nga protesta e opozitës, kreu i PD-së, Sali Berisha dha se të gjithë do të jenë në këmbë, për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të degës 6, 7 dhe 16, Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 11 shkurt të vijnë në Tiranë.
“Në këmbë për tu përballur dhëmbë për dhëmbë, në këmbë për t’ju përgjigjur me të gjitha mënyrat demokratikë të mosbindjes civile deri në triumfin tonë. Nuk mund të na shndërrojë ne mafia në anonimat. Ne kemi përmbysur sisteme, ne nuk falim liritë tona.
Këto orë që na ka mbetur, duhet të trokasin në çdo derë, tek çdo qytetar, tu japim fletëpalosjen. Tu bëjmë ftesë të bashkohen me ne në këtë revolucion. Këto ore janë vendimtare. Duhet të hapim dyert për të gjithë të njohurit që kemi, të cilët duan të vijnë nga rrethet një ditë para. Ditën e shtunë, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana derdhet në rrugë”, tha ndër të tjera Berisha.