E shpallën non-grata, Berisha me sytë nga SHBA: Dua të më kërkoni të falur! S’ka gjë, pres unë…

Shqipëria

E shpallën non-grata, Berisha me sytë nga SHBA: Dua të më kërkoni të falur! S’ka gjë, pres unë…

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:55
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në “Now me Erla Mëhillin” se sanksioni i tij ng Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përgatitur që në vitin 2018-2019.

Sipas Berishës, një vendim i tillë për ta shpallur non grata erdhi pasi ai nuk pranoi të formonte një koalicion me Partinë Socialiste dhe u deklarua kategorikisht kundër.

“Unë e di që arroganca e atyre që kanë firmosur për non gratën time nuk lejon të kërkosh të falur, por unë kërkoj të më kërkojnë të falur. Unë kam durim,” – u shpreh Berisha.

Ndryshe, agjenti i FBI, Peter Lapp shprehet se ish-agjenti Charles McGonigal kishte fuqi të hartonte dosje për “Non Grata”,

Ai tha se McGonigal nuk kishte fuqi sa të hiqte një person nga lista e zezë, por thekson se mund të kishte ndikim në vendosjen e dikujt në listën e “Non Gratave” për SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat