Shtyhet sërish seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që ishte planifikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Elbasanit.
Mësohet se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokati mbrojtës të Tahirit.
Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.
Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.