PD humb një deputet, KQZ i jep mandatin kandidatit nga radhët e PDIU

Shqipëria

PD humb një deputet, KQZ i jep mandatin kandidatit nga radhët e PDIU

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:07
PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit të opozitës Gëzim Ademaj.

Vakanca u krijua në qarkun e Vlorës pas dorëheqjes së ish-deputetit Fation Veizaj.

Gëzim Ademaj është kandidat i PDIU nga lista e PD në qarkun e Vlorës sipas koalicionit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Në një postim në Facebook, Veizaj ka shpjeguar se dorëheqja e tij erdhi pasi nuk e kishte menduar kurrë përçarjen e demokratëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat