Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Marjol Alikon, i cili akuzohet se aksidentoi me vdekje një 74vjeçare.
Duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës, i riu tha se nuk e kishte parë teksa ajo kalonte rrugën për shkak se i kishte rënë dielli në sy.
Ai pretendoi se nuk kishte konsumuar drogë ditën e ngjarjes, por disa ditë më përpara.
Avokati Edvis Gorishti kërkoi një masë më të lehtë nga gjykata.