Gjendet e vdekur në apartamentin e saj në Durrës një ukrainase

Shqipëria

Gjendet e vdekur në apartamentin e saj në Durrës një ukrainase

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Një ukrainase është gjetur e vdekur brenda apartamentit ku banonte në plazhin e Durrësit.

45-vjeçarja Natalia F. Yaruseska jetonte vetëm në katin e pestë të një pallati tek zona e Shkëmbit të Kavajës.

Të shqetësuar për fatin e saj, banorët e pallatit kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës i cili ka bërë të mundur hyrjen në apartament nga ana e ballkonit. Por ukrainasja është gjetur pa shenja jete.

Trupi i saj është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit e cila ka deklaruar paraprakisht se nga kqyrja e trupit nuk ka shenja dhune në të dhe vdekja e saj është natyrale.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat