E rëndë/ Humbin jetën dy persona në Lushnje

Shqipëria

E rëndë/ Humbin jetën dy persona në Lushnje

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Ngjarje e rëndë në Lushnje.

Dy të moshuar kanë ndërruar jetë ditën e sotme ndërsa dyshohet të jenë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat