Molotov para Kryeministrisë/ Një i shoqëruar në polici

Shqipëria

Molotov para Kryeministrisë/ Një i shoqëruar në polici

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është shoqëruar nga policia, për  incidentin që u krijua në përfundim të protestës para Kryeministrisë, ku u hodhën molotov.

Shkallët dhe hyrja e Kryeministrisë janë rrethuar me shiritin e vendit të ngjarjes.

Oficerë të policisë gjyqësore janë duke mbledhur prova të mjeteve piroteknike që janë hedhur gjatë protestës.

Detaje më të hollësishme nuk janë dhënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat