I ftuar në një lidhje live me studion e ABC News ishte analisti Frrok Çupi, i cili foli për bilancin e protestës së sotme të thirrur nga Sali Berisha.
Çupi u shpreh se kjo protestë nuk ia arriti qëllimit, pasi Rama dhe Qeveria nuk janë shkarkuar, ashtu siç pretendonte ish-kryeministri se do të bënte.
Analisti shton se qëllimi i vërtetë e kësaj protestë ishte që Berisha të minisfestonte kundër SHBA dhe po ashtu të na tregojë se protestat po degradojnë.
“Qëllimi i protestës së Berishës, ishte të shkarkohej kryeministri dhe qeveria. Ne nuk kemi dëgjuar që të jetë shkarkuar ndonjë.
Qëllimi tjetër sigurisht që është arritur, ne e dimë qëllimi i tij është të mbledhë disa njerëz dhe të manifestojë kundër SHBA.
E treta, ne realisht ne po kuptojmë që Berisha po arrin një qëllim kundër shoqërisë, po arrin që kuptojmë se protestat po degradojnë. Për pak kohë, fjala protestë, do të jetë fjalë turpi,” tha fillimisht Çupi.
Berisha organizoi protestës duke ngritur kauzën e McGonigal, por sipas Çupit kjo çështje është e qarte dhe nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë.
Çupi shtoi se Berisha pati për qëllim t’i bëjë karshillëk Amerikës dhe padyshim të mbrojë familjen e tij kriminale.
“Çështja McGonigal është e qarta, ajo i takon një institucioni drejtësia amerikane, nëse do të ishte kështu atëherë Berisha duhet të bëjë protesta për luftën në Vietnam.
Në rastin çështjen McGonigal, nuk ka asnjë asnjë lidhje me Shqipërinë. Ku është kauza? Kauza është kjo, Sali Berisha me mendjen e tij i thotë SHBA që kam ca njerëz rrotull, unë të prish stabilitetin në Rajon.
Shqiptarëve po i thotë, se korrupsion prej 30 vitesh po e përdor për të sulmuar demokracinë.
Berisha është minus i demokracisë dhe është problem për vendin. Kauza e tij është të mbrojë familjen e tij kriminale.
Ai mbledh ca njerëz, si kriminelët, për t’u u dëmtuar nga ligji. E patë Shkëlzenin në protestë, ai e drejtonte protestën. Ai po mbron veten nga burgu. Ne shqiptarët po kthehemi një eksperiment ndaj krimit,” tha Çupi.