Sulm me biçak në Durrës, i plagosuri përfundon në spital

Shqipëria

Sulm me biçak në Durrës, i plagosuri përfundon në spital

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një plagosje me mjet mprehës ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Policia informon se po hetohet në gjendje të lirë R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat