Parashikimi i motit, zbuloni zonat me vranësira pasditen e sotme

Shqipëria

Parashikimi i motit, zbuloni zonat me vranësira pasditen e sotme

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellë dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante. Konkretisht me diell dhe ngrohtë vijojnë: Pellgu i Mesdheut, Europa Qendrore si edhe gadishulli Skandinav NDERSA Europa Lindore paraqitet me reshje të dendura dëbore dhe temparatura të ulëta. Po ashtu, me reshje shiu e dëbore do të jetë kryesisht Ballkani verior POR në sasi të pakta.

Sipas MeteoAlb: Eshtë tërhequr vala e acartë nga territori shqiptar duke udhëtuar dret Europës Lindore; për pasoje, i gjithë vendi do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë KU më të theksuara kthjellimet PARAQITEN në bregdet dhe zonat e ulëta. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën malorë përgjatë shtrirjes Lindore. Kushtet e stabilitetit atmosferik do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat