Disa ditë pas arrestimit nga policia, ish-zyrtares së shtetit, Alda Klosi i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh, bëjnë të ditur burimet për Panorama TV.
Alda Klosi është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi.
Historia është ende nën hetim, pasi Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin.
Këto pretendime pritet të zbardhen nga ana e Prokurorisë.