Berisha thirrje qytetarëve: Revolucioni na fton, nesër para parlamentit

Shqipëria

Berisha thirrje qytetarëve: Revolucioni na fton, nesër para parlamentit

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:18
Foto nga protesta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të mblidhen sërish, pas protestës së të shtunës.

Ai ka bërë thirrje që të mblidhen më 13 shkurt në orën 17:00 para parlamentit.

“Revolucioni na fton!” – shkroi kryedemokrati në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Këtë të hënë në po të njëjtën orë me protestën e thirrur nga Berisha, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur një seancë plenare. Deri më tani nuk dihet se për çfarë do të mbahet seanca plenare.

Protesta e opozitës e thirrur nga kreu i PD-së u mbajt të shtunën në orën 12:00.

Protestuesit u mblodhën në selinë e PD-së, më pas në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza” dhe vijuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat