Mjekët i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit, kryhet për herë të parë në Shqipëri ndërhyrja e rrallë në zemër

Shqipëria

Mjekët i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit, kryhet për herë të parë në Shqipëri ndërhyrja e rrallë në zemër

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një ndërhyrje delikate që i ka shpëtuar jetën një 27-vjeçari është kryer nga mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Për herë të parë në Shqipëri, si pasojë e ndërhyrjes që zgjati pesë orë, është vendosur aparati CRT-D dhe sonda subkutane për defibrilim kardiak.

Postimi i ministres Manastirliu:

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë.

Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.

Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat